EgZoN
  Poezi
 
**Pa ty**
________________________________________
Çdo Dit pa ty, është sie një dit pa diell.
Çdo mbrëmje pa ty, është si një nat pa yje.
Çdo or pa ty, ësht si një jetë pa ndjenja.
Çdo minut pa ty, është një minut si mos te isha në jetë.
Çdo sekund pa ty, është si mos tmë reh zemra.
________________________________________
________________________________________
-LARG-
________________________________________
Larg, Malli kërkon të më afrojë afër teje por larg,
shume largë je .
Syt e mi të përlotur nga pritja e zgjaturë,
buzët e mija të përvluara nga etja ,
e vallë kur do ta shuaj këtë etje
Syri të kërkon, s'të gjen ,
vetëm loton dhe pret,
Zemra nuk i beson syrit ,
Qindra , mijëra kilometra largë neshë ,
Për ne nuk ka ndarje , por durim .
________________________________________
________________________________________
- ËNDRA -
________________________________________
Një ëndërr plot ngrohtësi dhe dashuri ,
një ëndërr plot emocione dhe ndjenja ,
një ëndërr plot vujatje dhe mendime ,
një ëndërr ku mundem te them TE DUA ,
dhe shpresoj se nuk do të jet vetëm në ëndërr
________________________________________

- VETEM TI -
Smundem të mendoj
diqka më të mir në jet ,
se të dashuroj,të kam afer të ledhatoj ,
ti ndjej puthjet tua , ta ndjej ngrohtësin tënde,
Smundem të mendoj diqka më të mir në jet
që ti të jesh i imi dit dhe net për mira vjet ,
për gjithmon,
Smundem të mendoj diqka më të mir në jet
që të vdes për ty i dashur ,
Sepse jeta ime pa ty nuk ka kuptim.
më mungon shumë, ani kisha dëshir që të jem pran teje.
________________________________________
________________________________________
DY FJALË
________________________________________
Dy fjalë që të gëzojn
dy fjalë që të hidhrojnë ,
dy fjalë që tër jetën ta ndryshojn
dy fjalë që kan domethënjen qka ndi unë për ty ,
këto dy fjalë dua që të mi thuashe edhe ti!
dikushë thot se këto dy fjalë nuk jan shumë,
por kan shumë rëndësi ,
me këto dy fjalë mundesh ta ndërtojshë një ardhmëri ,
edhe për këtë dua të ti them ty këto dy fjalë i dashur
TË DUA
________________________________________
________________________________________
SMUNDEM TE HARROJ
________________________________________
Si mundem të harroj një djalë që e kam dashur
e ti si mundesh të harrosh nje vajzë që në zemër të ka mbajtur ,
Si ke guxim të harrosh atë që kurrë stë ka urrejtur
Si ke force të largohesh nga ajo që të don për jetë?
________________________________________
_______________________________________
Të kam larg!
________________________________________
Të kam aq larg i dashur
por prap të dua!
Ti nuk lajmërohesh,
pse më ke harrua?
Cka bëra keqë që më nuk më don
apo ndoshta ke qjet tjetrën
qe më shumë e dashuron?
Si i harrove ato ditët së bashku?
A mund të na sjell zoti dashurin e përparshme?
Ne mendjën time të kam vetëm ty
Në zemrën time të ndjej vetëm ty
Të luteëm zemër mos më harro
dhe lajmërohu nëse ke kohë!
________________________________________
________________________________________
Dashuria

Dora më shkruan
Zemra më lëndon,
më shkruaj i dashur
në qoft se më Don!
________________________________________
________________________________________
Mbi detin e qetë....
________________________________________
Mbi detin e qetë lunnduronte një fletë
mbi të ish shkruar "Të dua për jetë"
Po se besove,
puth buzët e mia që të kuptosh se ç'është dashuria.
Të dua aq sa më do   ti mua,
dhe do të dua gjersa të tretem
në qoftë se me ty do të mbetem.
________________________________________________________________________________
Të Dua!
________________________________________
Sikur qelli te ish letër
dhe deti të ishtë bojë,
nuk do shkruaja azgjë tjetër
vec se ty i të dashuroj.
E di që sje për mua,
po desha të të them "TË DUA"
________________________________________
________________________________________
Mos bëj!
________________________________________
Mos bëj që jeta ime të duket kot,
mos bëj që nga syt e mi të dalin vec lote.
Mos bëj që vdekjën ta kërkoj,
se vetëm e vdekur mund të të haroj.
________________________________________
________________________________________
Ruaje kujtim nga shpirti im!
________________________________________
Lexo këtë mesazhë që del nga shpirti im
e në me do ruaje si kujtim
Grise nëse s'më do, bëje cop e therime,
po ta dish bashkë më të ke thyer zemrën time.
________________________________________
________________________________________
Digjem për ty!
________________________________________
Më fal një buzqeshje zemrën mos ma lëndo,
më thuaj dhe njëherë të dua dhe fort më përqafo.
Z'dua ta di se cila je, kjo zemër për ty po rreh,
ky sy për ty po qan, sepse dua të të kem pranë.
Nëse një ditë do bëhem hi,
ta dish se jam gjegur për ty.
________________________________________
________________________________________
Të dua shum
________________________________________
Unë stë kërkoj të më duash shumë,
por të paktën çerekun nga sa të dua unë.
Ndoshta t'jetoj pak se jeta rrjeth si lumë,
ku i dihet jetës ndoshta s'jetoj dhe shumë.
Me ditë apo me vite, por sa te jetoj,
vec teje tjetër kurrë s'do dashuroj.
________________________________________
________________________________________
Shpirti im
________________________________________
Shpirti im lëkundet si tërmet.
Atë ditë që do me dashurosh në botë do bëhet qamet.
Të betohem me Zot e se ty të dua pafundesisht.
E dashura ime të lutem kthehu përgjithmon
se zemra ime ty po të kërkon.
Unë për ty shumë po vuaj
e këtu pa ty vetja më duket e huaj.
________________________________________
________________________________________
Meritoje dhe mere
________________________________________
Mos e merr të bukur se të tradhëton,
mere të thjeshtë, ashtu sic e meriton.
________________________________________
________________________________________
Dua veç një çast!
________________________________________
Veç një çast do doja,
veç një çast zërin ta dëgjoja,
do të doja veç fytyrën ta shikoja,
do të doja veç një çast me ty të qëndroja,
do të doja veç një çast puthjen tënde ta shikoja,
do të doja veç një çast dashurin ta kujtoja.
________________________________________
________________________________________
Dashuria jonë
________________________________________
Lulja cel --> thahet,
uji gurgullon -->   ftohet,
aklispsi fillon --> mbaron,
Dashuria jonë lindi dhe do të ngelet përgjithmonë.
________________________________________
________________________________________
E humba dhe vetveten
________________________________________
Duke   humbur   ty
E   humba   dhe veteveten
Dhe   tani   spo   gjej   dot
As njërën   as   tjetrën.
________________________________________
________________________________________
Mes akullnajave të shpirtit
________________________________________
Mes   akullnajave   të   shpirtit Vrapoja,
Të   gjeja   vullkanin   e   dashurisë.
Por më   kot   më   kot   u   lodha
Mes   akullnajave   vullkan   skish.
Një   fjalë   e pathënë   mbeti.
Një   varg   që   kurrë   nuk   u   shkrua,
Kujtimin   tënd thellë   në   zemër Groposur
Pluhuri   I   harresës   e   ka   mbulua
Unë   hesht   ti   hesht
Kush   të   flasë?
Unë qesh   ti qesh
Kush të kujtojë Tiktakët   e   zemrës
Qeë   nuk   pushojnë?
________________________________________
________________________________________
Bukuria!

Njerëzit   nga   bukuria   mos   I   shiko
Se   ajo   shpejt   të gënjen
Të tjerat   shihi   dhe   mendo
Pastaj   thuaj   më pëlqen
________________________________________
________________________________________
Bukuria!
________________________________________
U prish bota, u prish dynjaja,
dhe hupi krejt marrja.
Ra fustani, dul miniqi,
ma shum se shkolla, punon kafiqi.
Del plaku ne qershi,
e hek plistin mu ba mafi....!!
________________________________________
________________________________________
Dhimbje në Zemër
________________________________________
Avione   që   ulen
Të   tjerë   qe   ngrihen
Valigje   që   zbrazen
Ëndrra   që   fiken
Sy   të   përmalluar
Një   lot   I   patharë
Buzë   që   dridhen
E   s’thonë   dot nje   fjalë
Një zemër   e   lodhur
Nga   zhgënjimi   tkurrur
Një   ëndërr   e   tretur
Në shkretirë   në   pluhur
Një   yll që   më   ndjek
I   heshtur   nga   lart
Me   lodhi   gjithcka
Shpirti   mu   plak
Më   lodhi   ky   fat
Më   hedh   e   më pret
Dhimbja   sot   qan
Më   lodhi   kjo jetë.
________________________________________
________________________________________
Kush?
________________________________________
Kush troket sonte në derë?
kush me fal pak dritë në terrë?
kush jeton sonte për mua?
kush më thotë sonte TË DUA?
________________________________________
________________________________________
Në udhëkryqin e zemrës time!
________________________________________
Në udhëkryqin e zemrës time,
Ke kujdes.
Mos e humb rrugën,
se aty të pres.
________________________________________
________________________________________
Loti

I ra zemrës e biroj,
I ra gurit e shkatroj,
I ra lules e vyshku,
I ra hekurit e dryshku.
________________________________________
________________________________________
Të vështira jan ditët
________________________________________
Të vështira jan ditët,
kur syri të loton,
kur zemra nuk e gjenë
atë që shum e don.
________________________________________
________________________________________
Helmi i zi
________________________________________
E kam një kuti
me helm të zi
Nëse do të fejohesh për tjetrin
unë do ta pi!!!
________________________________________
________________________________________
Te bollnica
________________________________________
Te bollnica të takova
propozimin ta çova
taj knishkën e oviratshe
sejvin ma capatshe.  
________________________________________
________________________________________
Dashuria
________________________________________
Kur të pash më lindi simpatia
Kur më buzëqeshe e dita se qenka dashuria,
por kur më fole e dita
që dot më thuash TË DUA
kët e vrejta nga buzët e tua.
________________________________________
________________________________________
Më the.....
________________________________________
Më the I LOVE YOU mu duk fjal pa kuptim,
Më the TI AMO mu duk mashtirm,
Më the ICH LIEBE DICH syt mi qorove
Më the TË DUA zemrën ma gëzove!
________________________________________
________________________________________
Në emër.....
________________________________________
Në emër të jetës
Jeto për mua!
Në emër të dhimbjes
Vuaj për mua!
Në emër të dashuris
Më thuaj TË DUA!
E kur të vdes un
Ti të jesh me mua!
________________________________________
________________________________________
Një këshill
________________________________________
Një këshill: ke kujdes!
Një kërkes: mos ndrysho!
Një dëshir: mos më harro!
Një genjeshter: nuk të dua!
Një e vërtet: më mungon për jetë!
________________________________________
________________________________________
Dy zemra
________________________________________
Dy Zemra lindin
Dy Zemra qeshin
Dy Zemra qajnë
Dy Zemra vdesin.
________________________________________
________________________________________
Nuk më duhet
________________________________________
Nuk më duhet kjo jetë
Nuk më duhet kjo rini
Kur s'të kam afër meje
Gjithmonë do të vuaj për ty

________________________________________
________________________________________
Mos i beso askujt
________________________________________
Mos i beso askujt,
e mos e urrej veten
por më beso mua,
që për ty e jap jetën.
Edhe pse je larg,
asgjë smë pengon.
Largësia na ndan,
Dashuria na bashkon!
________________________________________
________________________________________
Unë për ty
________________________________________
Unë për ty e shes traktorin,
me gjith okumllatorin,
oj prepalic,
si ma preve zemren me brusalic,
tu m'shetit naper ulic, me kolic
ma theve komen, me bone për n'bullnic!
________________________________________
________________________________________
Pyete Zemrën tënde!
________________________________________
Nëse je i vetmuar,
nëse je në mendime,
pyete zemrën tënde!
A e don zemrën time?
E kam një dëshirë,
është shumë e thjesht,
të isha afër teje,
tjetër s'kisha desht!
________________________________________
________________________________________
Në mesin e natës
________________________________________
Në mesin e natës,
në terrin e zi,
unë rri e zgjuar,
dhe mendoj për ty!
________________________________________
________________________________________
Pa ty!
________________________________________
Pa ty bota e humb kuptimin,
pa ty dielli e humb shkëlqimin,
pa ty dita më erësohet,
pa ty nata nuk kalohet,
pa ty ëndra nuk ëndërohet,
pa ty zemra më helmohet!
________________________________________
________________________________________
Ti fali
________________________________________
Ti fali syt, nëse ti i shikon!
Ti fali duart, nëse ti i shtërngon!
Ta fali shpirtin, nëse ti më përqafon!
Ta fali zemrën, nëse ti më don!
________________________________________
________________________________________
Të DUA
________________________________________
Të dua - më don
të kujtoj - më kujton
të kam në zemër - në zemër më ke!
por e keqja është, se larg meje je!
________________________________________
________________________________________
Zemra zemrës
________________________________________
Zemra zemrës po i thret,
hajde hajde mos rri vet,
le të gzohen zemrat tona,
se krejt bota është e jona!
________________________________________
________________________________________
Dëshiroj
________________________________________
Dëshiroj të shof me sy,
të mos më djeg malli për ty,
sikur të isha reze hane,
do të hi në dhomën tande,
vetëm ta dish se sa të dua,
s'do tjetosh as një orë pa mua!
________________________________________
________________________________________
Kur të pash
________________________________________
Kur të pash më lindi simpatia,
kur më buzëqeshe e dita se qenka dashuria,
por kur më fole e dita,
që do t'më thaush të dua,
këtë e vrejta nga buzët e tua!
________________________________________
________________________________________
Hapi krahët shpirti im!
________________________________________
Hapi krahët lartë në qiell,
ti për mua je diell,
por e lumtur prap nuk jam,
se TY afër nuk të kam!
________________________________________
________________________________________
Të dua....
________________________________________
Të dua, për ty vuaj!
Të dua, për ty shkruaj!
Të dua, për ty ëndëroj!
Deri në vdekje ty s'të harroj!
________________________________________
________________________________________
Do të flas për ty!
________________________________________
Unë jetoj, se të dua shum!
syt e tu, i shoh edhe në gjum!
Jetën do ta jap, për tënden dashuri!
në varr kur do t'më pyesin,
do të flas për ty!
________________________________________
________________________________________
Sy....!
________________________________________
Sy të zi ka plot,
por ata jan të kotë,
i vetmi për mua,
je ti në kët botë!
________________________________________
________________________________________
Zemër.......!
________________________________________
Më mir i varfur,
zemër PATRIOT!
Se sa i pasur,
e zemër IDIOT!
________________________________________
________________________________________
Malli për ty!
________________________________________
Malli për ty, frymën mandali!
Eja tek unë, një puthje ta fali!
Kur t'mi puthish buzët e mia,
e din o shpirt, qka është dashurija!
________________________________________

  Today, there have been 1 visitors (1 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free